E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshja me Serbinë, pritet të ratifikohet sot në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi-i-KosovesPrishtinë- Në mbledhjen e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, pritet që të ratifikohet marrëveshja e parë ndërkombëtare që rregullon normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë për planin e zbatimit të saj.

Paraprakisht, ka patur qëndrime të ndryshme nëse marrëveshja duhej cilësuar ose jo ndërkombëtare, por edhe për të miratuar planin e zbatimit të saj.

Teksa fjala e fundit i takon sot Kuvendit. Të gjitha subjektet e politike pritet të votojnë pro ratifikimit të marrëveshjes, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, e cila do ta kundërshtojë, si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit.

Ndërkaq që qindra protestues iu përgjigjen thirrjes së Vetëvendosjes për protestë që në orën nëntë dhe ata para Kuuvendit po brohorasin kundër ratifikimtit të marrëveshjes Kosovë -Serbi.

large_vv1-jpg1372321566Gjatë protestës së VV-së para Kuvendit

Protestuesit janë ndarë në tri grupe: një grup para hyrjes së Parlamentit dhe dy të tjera para hyjres në ndërtersën ku është e vendosur një pjesë e Qeverisë.

protestaGjatë protestës së VV-së para Kuvendit

Rreth objekteve të insituticioneve qeveritare dhe të Kuvendit të Kosovës ka përforcime policore ndërsa dyert e tyre janë të lidhura me vargonj të trashë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›