E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundimi i numërimit, ambasadori Arvizu takime sot me Ramën e Metën

arvizu-e-metaaaTiranë- Vetëm pak orë pas mbylljes së procesit të numërimit të votave në të gjithë Shqipërinë, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Aleksandër Arvizu pritet të takohet sot me liderin e PS-së Edi Rama dhe atë të LSI-së, Ilir Metën.

Siç njoftojnë zyrat e shtypit të partive përkatëse, takimi mre Ramën është përcaktuar për sot rreth orës 11:00 ndërsa takimi me Metën në orën 12:00.

Takime këto që do të mbahen në ambjentet e selive përkatëse të dy partive.

Ky është takimi i parë me liderët politik të koalicionit fitues që do të udhëheqi vendin që pas 23 qershorit. Dje menjëherë pas përfundimit të procesit të numërimit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë lëshoi një deklaratë në të cilën kërkoi që rezultati i dalë nga vota e popullit të dielën të certifikohet sa më shpejt.

Një ditë më parë, Arvizu zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishanin. Mbetet për tu parë nëse do të ketë  jë deklaratë pas takimit dhe të mësohet qëllimi i tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›