E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Marrëveshja për pensionet Shqipëri- Itali, Ibrahimaj dhe Bucci me vlerësime maksimale

Marrëveshja për njohjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë, ka qenë në fokus të një takimi mes ministres shqiptare të Financave, Delina Ibrahimaj, me ambasadorin Italian në Shqipëri, Fabirzzio Bucci.

Marrëveshja për njohjen e viteve të punës i vjen në ndihmë 500 mijë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali. Ministrja Ibrahimaj në fjalën e saj për marrëveshjet për pensionet tha se do të njihen vitet e pensionit për çdo shqiptar.

‘Marrëveshja që është dakordësuar, mbulon pension e pleqërisë. Sigurimit për përfitimet e lindjes dhe sigurimin për papunësinë. Çdo shqiptar që ka punuar prej vitesh në Itali dhe në Shqipëri, do t’i njihen vitet e pensionit në momentin që ky individ do të dal në pension. Hartimi i kësaj marrëveshje është shprehje e qartë e vullnetit politik. Është një ditë fitorje, pasi përmbushet e gjithë njohja e periudhës së tyre. Kjo marrëveshje tregon për marrëdhëniet e shkëlqyera historike ndërmjet dy vendeve.’- tha Ibrahimaj.

Ndërsa ambasadori i Italisë, Bucci, falënderoi skuadrën shqiptare për punën e bërë.

Është një marrëveshje e bazuar mbi reciprocitetin edhe shtetasit italian mund të përfitojnë nga kjo marrëveshje. Është një moment shumë i rëndësishëm pasi është një urë tjetër që ne po ndërtojmë. Janë më shumë se 500 mijë shtetas shqiptar që përfitojnë. Paguajnë kontributet dhe falë kësaj marrëveshje do të plotësojnë këtë mangësi që ekziston në këtë boshllëk në vendin tonë.’- tha Bucci.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›