E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Marrëveshja për pensionet me Italinë, firmoset të premten/ Trimçev: Pensioni merret nga data e kërkimit, nëse plotësohen kushtet

Zëvendës presidenti i Diasporës shqiptare në Itali, Dritan Trimçev thotë se të premten, ministri italian i Drejtësisë do të firmosë marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Trimçev u shpreh se në ditët e para të muajit prill, do të firmoset marrëveshja administrative mes dy shteteve.

“Ditën e premte do të botohet. Po nuk u votua nesër, do të votohet pasnesër. Ligji që njeh marrëveshjen, hyn në fuqi të nesërmen e votimit. Kjo i jep mundësi shtetit italian, që t’i thotë shtetit shqiptar që marrëveshja është aprovuar. Shpresoj që kjo të ndodhë rreth 11 majit. Në ditët e para të muajit prill, do të firmoset marrëveshja administrative mes dy shteteve. Pensioni merret nëse plotësohen kushtet, çdo shtet ka kushtet e veta. Pensioni fillon nga data e kërkimit. Nuk ka asnjë lloj problemi në këtë drejtim”, theksoi ai./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›