E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rikonstruksioni i Komisariateve, GJKKO kalon për gjykim dosjen e deputetit Ndreca dhe 15 të tjerëve

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen ndaj deputetit socialist Plarent Ndreca, për çështjen në të cilën SPAK pretendon se ka abuzuar me detyrën kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, në lidhje me tenderimet për rikonstruksionin e komisariateve.

Bashkë me ligjvënësin në dosje janë edhe 15 persona të tjerë, kryesisht zyrtarë apo ish-zyrtarë të Komisionit të Ofertave.

Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte depozituar kërkesën për seancë paraprake prej 25 nëntorit 2024, kur edhe u morën të pandehur për çështjen e hetuar prej vitit 2021.

Gjyqtarja Elsa Ulliri pranoi sot (20 mars) kërkesën e SPAK-ut, ku akuza kryesore është shkelja e barazisë në tenderë.

13 prej të pandehurve kanë akuzën e “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, kurse 3 të tjerë të “falsifikimit
të dokumenteve”, e kryer në bashkëpunim.

Në çështje janë të pandehur:
-Plarent Ndreca
-Denisa Skënderaj
-Blendi Kovi
-Lira Kolasi
-Ferdinant Tarazhi
-Grida Isufi
-Jonarda Qurku
-Lindita Mukaj
-Silva Dauti
-Denisa Klosi
-Julia Hysa
-Elora Kokalari
-Aida Shehi
-Klejdi Meço
-Emiliano Mehmeti
-Erand Rroboçi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›