E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Marrëveshja për refugjatët/ Berisha: E pavlefshme, Rama është gati të firmosë çdo gjë për të shpëtuar menderen e tij nga hetimi ndërkombëtar

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar marrëveshjen e Shqipërisë dhe Italisë për refugjatët si të pavlefshme. Sipas tij, firma e kryeministrit Rama nuk vlen, pasi ai është nën hetim ndërkombëtar për çështjen “McGonigal”.

Sipas ish-liderit të PD, kryeministri Rama është gati të bëjë çdo gjë për të shpëtuar veten.

“Firma e Ramës është e pavlefshme në marrëveshjen me Melonin pasi është nën hetim ndërkombëtar”, tha ai. “Rama është gati të firmosë çdo gjë për të shpëtuar menderen e tij nga hetimi ndërkombëtar”, shtoi Berisha.

Nga ana tjetër, Berisha nënvizoi se opozita do të vazhdojë edhe këtë të mërkurë aksionin opozitar, ndërsa ndërhyrjen e Gardës e konsideroi si të jashtëligjshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›