E Diel, 1 Nëntor 2026

Marreveshje Kosove - Shqiperi per kontrollet kufitare

Shqiperia dhe Kosova nenshkruan sot nje marreveshje per kontrolle te perbashketa ne kufi me qellim krijimin e lehtesirave me te medha te levizjes ne te dy anet e kufirit

Marreveshja u nenshkrua ne Tirane nga ministrat e Brendshem te te dy vendeve. Sipas ministrit shqiptar Bujar Nishani marreveshja e sotme eshte nje hap i pare per te arritur shume shpejt ne nje praktike akoma me te lehte tha ai ate te hyrje daljeve pa kontrolle ne pikat e kalimit te kufirit te ngjashme me ate qe aplikohet vendet e zones Shengen.

Nga ana e tij Ministri i Brendshem i Kosoves Bajram Rexhepi tha se marreveshja lehteson levizjen e qytetareve duke ndihmuar ne vecanti gjate muajve te sezonit turistik qe pothuajse ka nisur gjate fundjavave theksoi ai.

Te dy ministrat vleresuan gjithashtu bashkepunimi ne fushat e luftes kunder krimit te organizuar trafiqeve te paligjshme dhe kontrollit te kufijve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›