Kume KQZ nuk arriti te shmangte trysnine politike

Ne Shqiperi situata e ndezur politike qe i parapriu fushates zgjedhore por dhe qe e ka shoqeruar ate si dhe mosrealizimi i nderhyrjeve ne kodin zgjedhor rrezikojne qe te jene element me ndikim negativ ne mundesine e arritjes se standarteve te kerkuara ne zgjedhjet e 8 Majit. I ketij mendimi eshte Kristaq Kume ish kryetar i komisionit qendror te zgjedhjeve dhe ekspert i ceshtjeve zgjedhore. Duke folur me Zerin e Amerikes zoti Kume vlereson se Komisioni qendror i Zgjedhjeve nuk arriti te shmangte trysnine politike dhe e quan te sforcuar vendimin e marre per mbulimin mediatik te fushates
Zoti Kristaq Kume eshte nje nder njohesit me te mire te proceseve zgjedhore. Me nje eksperience te drejtperdrejte ne te kaluaren si kryetar i Komisionit qendror te Zgjedhjeve me pas angazhimi ne vezhgimin e proceseve elektorale te zhvilluara ne vend e tani edhe pjese e koalicionit te vezhguesve vendor zoti Kume jep vleresimin e tij per procesin e 8 majit Po ti referehomi situates parazgjedhore gjithshka qe ka paraprire ate qe po ndodh do te thoja se jemi ne kushtet kur shanset qe ky produkt te jete nje produkt i vleresuar me terma pozitive nje produkt me i arrire se sa te tjeret jane te vogla.
Ai rendit edhe arsyet e nje perfundimi te tille duke nisur se pari nga situata politike qe shoqeroi procesin Eshte nje proces zgjedhor filloi e vazhdon te jete ne kushtet e nje situate politike me ngarkesa te medha nje diskurs politik me terma te nxheta qe ka nisur qe prej qershorit te 2009.
Mbizoterimi i kesaj ngarkese politike ka bere sipas zotit Kume qe te shmanget edhe nje nga rekomandimet e Osbe-Odihr Jemi pothuajse ne te njejtat situata ndoshta akoma dhe te me keq te sjelljes se forcave politike ne kuptimin edhe te plotesimit te rekomandimit te vezhguesve te Osbe/Odihr qe gjate procesit ne interesat e forcave politike te prevaloje interesi e votuesve dhe jo interesi partiak. Ndoshta do te duhej me shume se sa kaq perpjekje dhe ne keto perpjekje pervec se cben politika te perfshihet edhe elektorati e votuesi shqiptar per te realizuar nje proces qe do te vleresohet pozitivisht pastaj.
Pamundesia e realizimit te reformes zgjedhore eshte nje tjeter mangesi e ketij procesi shpjegon zoti Kume. Pavaresisht se Kodi zgjedhor eshte nje produkt i arrire sipas tij ai ka boshlleqe ne pjesen per zgjedhjet vendore Eshte hera e pare qe ne zhvillojmenje proces zgjedhor pa realizuar ate qe quhet detyrim i klases politike apo prlamentit per te bere rregullimet e nevojshme ne kodin zgjedhor. Zbatimi i per here te pare i ketij produkti legjslativ tregoi se ka vend per tu rregulluar aspekte te ndryshme te tij e nderkohe asgje prej tyre nuk u be reforma e radhes nuk u realizuar. Natyrisht kjo eshte parathenie per nje standart te munguar te parealizuar.
Pervec incidenteve te ndryshme fushata eshte shoqeruar edhe me akuza te ngritura nga opozita per nderhyrje te paregullata ne lista transferime votuesish apo perfshirje te tyre jashte afatave ligjore. Madje opozita e cila ka bere edhe denoncim ne Prokurori eshte shprehur se nuk do te lejoje qe kjo kategori personash te mund te votoje. Nese zgjedhesi eshte ne listen e zgjedhesve duhet te lihet te votoje. Nuk eshte komisioni i qendres se votimit i cili mund te veproje ne funksion te faktit nese eshte cilesisht ne rregull kjo liste votuesish qe i eshte vene ne dispozicion sikunder komisioni i qendres se votimit eshte i detyruar te lejoje te votoje cdo zgjedhes qe nuk ka emrin ne liste por paraqitet me nje vendim te gjykates qe i jep te drejte te votoje ne kete qender votimi.
Komisioni qendror i zgjedhjeve institucioni kryesor qe mban peshen me te madhe te procesit eshte akuzuar gjithashtu ashper nga opozita perfaqesuesit e se ciles per disa muaj e bojkotuan ate. Sipas zotit Kume komisioni nuk ka arritur te shmange trysnine politike Nje institucion qe ka pesuar goxha shume si rezultat i presionit te madh politik qe bejen partite ndaj tij dhe ajo cka nuk ka arritur qe ky komision te realizoje eshte qe nuk ka shmangur ne maksimumet e nevojshme kete presion politik.
Zoti Kume e vlereson te sforcuar edhe vendimin per mbulimin mediatik te fushates. Sipas tij Komisioni permes bordit te monitorimit ka per detyre vetem te llogarise kohen per cdo subjekt dhe respektimin e saj Nuk eshte KQZ i cili te kete detyrimin rrjedhur nga nenet e kodit per te ndare kohen televizive dhe kjo eshte nje perpjekje e sforcuar e KQZ per te zgjidhur problemet e lindura nga maredheniet mes subjekteve garuese nga njera ane dhe operatoreve televiziv nga krahu tjeter
Vendimi per mbulimin mediatik u cilesua si nje vendim qe shkon pertej Kodit edhe nga raporti i dyte i vezhguesve te Osbe-Odihr i publikuar dje.