E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshje me Turqinë për forcimin e kapaciteteve në menaxhimin e fondeve IPARD

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) dhe Institucioni Mbështetës për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural i Turqisë (TKDK) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për forcimin e shkëmbimit të përvojës dhe rritjen e kapaciteteve në menaxhimin e fondeve IPARD.

Marrëveshja është nënshkruar në kryeqytetin turk Ankara, ndërmjet drejtoreshës së Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) Ardita Kuçi dhe drejtorit të Agjencisë për Mbështetjen e Zhvillimit Rural të Turqisë (TKDK), Ali Recep Nazlı.

Marrëveshja synon shkëmbimin e praktikave më të mira në administrimin e fondeve, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e proceseve të zbatimit të programeve mbështetëse për zhvillimin rural.

Kuçi tha se, një vëmendje e veçantë i kushtohet rritjes së eficiencës në përthithjen e fondeve IPARD, përmes trajnimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta për stafet përkatëse.

Ky bashkëpunim vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të standardeve dhe rritjes së ndikimit të fondeve në mbështetje të fermerëve dhe sipërmarrjeve rurale në vend, në kuadër të përafrimit me standardet e Bashkimi Europian.

1 nga 3

/e.xh/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›