Marrëveshje mes enteve të ujit në Ballkan, shpërndarje informacionesh me interes të ndërsjellë

Enti Rregullator i Ujit të Shqipërisë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me institucionet homologe në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut sa i përket shkëmbimit të informacionit.
Palët do të ndajnë informacione me interes të ndërsjellë në politikat rregullatore në sektorin e ujit, në procesin e licencimit të operatorëve, në metodologjia e përcaktimit të tarifave dhe për monitorimin e përformancës dhe raportimit.
Po ashtu palët do të shkëmbejnë informacion mbi planet dhe investimet e menaxhimit të aseteve, për përmirësimin e të drejtave të konsumatorëve dhe standardin e ankesave të klientëve edhe informacione të tjera relevante, në mënyrë që t’i mundësohet stafit të palëve të mësojnë nga të gjitha institucionet përvojat e njëri-tjetrit.
/rtsh/