Marrëveshje për ndalimin e migrimit? Udhëheqësja e Meksikës i kundërpërgjigjet Trump

Presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum ka kundërshtuar pretendimet e Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump se është arritur një marrëveshje për të ndaluar migrimin në kufirin amerikan.
Pas një telefonate të mërkurën (27 nëntor), Trump postoi në rrjetet sociale se: “Ajo ka rënë dakord të ndalojë migrimin përmes Meksikës dhe në Shtetet e Bashkuara, duke mbyllur efektivisht kufirin tonë jugor”.
Kundërpërgjigja e Sheinbaum ishte e menjëhershme duke sqaruar se ajo kishte përsëritur qëndrimin e Meksikës që nuk ishte mbyllja e kufijve, por trajtimi i migracionit duke respektuar të drejtat e njeriut.
Të hënën (25 nëntor), Trump alarmoi partnerët tregtarë të SHBA-së ndërsa u zotua me marrjen e detyrës në janar për të vendosur një tarifë të përgjithshme prej 25% për Meksikën dhe Kanadanë dhe një tarifë prej 10% për Kinën.
Ai tha se detyrimet e importit në Meksikë dhe Kanada do të hiqen vetëm pasi imigrimi i paligjshëm dhe trafiku i drogës në SHBA të kishin ndaluar.
Ai tha se Kina do t’i nënshtrohet tarifave derisa të godasë kontrabandën e drogës fentanyl. Sheinbaum u zotua më herët të mërkurën se do të hakmerrej nëse SHBA-ja shkaktonte një luftë tregtare.
“Nëse do të ketë tarifa të SHBA-së, Meksika gjithashtu do të rrisë tarifat”, tha ajo në një konferencë për shtyp.
/rtsh.al/