E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rusia sulm masiv me raketa mbi rrjetin energjetik të Ukrainës

Sulme masive janë kryer nga Rusia mbi rrjetin energjetik të Ukrainës. Shpërthimet janë dëgjuar në Odesa, Kropyvnytskyi, Kharkiv, Rivne dhe Lutsk mëngjesin e kësaj të enjte (28 nëntor).

“Infrastruktura energjetike është edhe një herë në shënjestër nga sulmi masiv i armikut”, tha ministri ukrainas i energjisë, German Galushchenko.

Edhe kryebashkiaku i Kharkiv, Ihor Terekhov, reagoi duke bërë me dije se armiku vijon sulmet  me raketa.

“Armiku vazhdon të sulmojë Kharkivin me raketa”, tha ai. Po ashtu, guvernatori rajonal i Odesës, Oleh Kiper, u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në strehë.

Operatori kombëtar i rrjetit të energjisë Ukrenergo ka njoftuar ndërprerje emergjente të energjisë.

Nga ana e saj, Rusia pretendon se ka shkatërruar 25 dronë ukrainas gjatë natës mbi katër rajone.

Katërmbëdhjetë nga dronët u shkatërruan mbi rajonin e Krasnodarit , gjashtë mbi rajonin Bryansk , tre mbi Krimenë e aneksuar nga Moska dhe dy mbi rajonin e Rostovit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›