E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marseille mendon për Mancinin

Sipas të përditshmes sportive franceze L’Equipe, Olympique Marseille planifikon të paraqesë ofertë për mesfushorin ofensiv të Interit, Amantino Mancini, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Mancini është aktivizuar rrallë herë gjatë këtij sezoni me Nerazzurrët dhe tashmë disa muaj spekulohej se mund të largohet nga Giuseppe Meazza.

Mirëpo, para se të bëjë ofertë për Mancinin, Marseille duhet të shesë mesfushorin Mathieu Valbuena i cili luan në pozitë të ngjashme me brazilianin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›