Henin fiton në rikthim

Belgia Justine Henin është rikthyer në tenistin profesionist me fitore ndaj ruses Nadia Petrova në rrethin e parë të Brisbane International.
Në ndeshjen e saj të parë prej pensionimit në maj 2008, ish tenistja numër një në botë e mposhti bartësen e dytë Petrova 7-5, 7-5. 27 vjeçarja, shtatë herë fituese në Grand Slam turne tregoi se nuk ka humbur kualitetet luftarake dhe shënoi fitore të merituar.