E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marseja e Canes humbet kupen me 11m

Nga Kastriot Gjini
- Nje mbremje e veshtire ka qene dje per te gjithe tifozet e skuadres se Olimpik Marsejes, skuader ne te clien aktivizohet dhe mesfushori i kombetares sone Lorik Cana. Mbreme eshte zhvilluar finalja e kupes se Frances, dhe Marseja eshte ndeshur me skuadren e Sochaux. Nje ndeshje me shume emocione qe arriti deri ne ekzekutimin e 11m. Skuadra e mesfushorit shqiptar, do te kaloje ne avantazh shume heret, qe ne minuten e 5' me Cisse, dhe do te arrije per pjesen me te madhe te ndeshjes ta mbaje kete rezultat. Por ne minuten e 66' Dagano do te barazoje rezultatin. 1:1 do te jete rezultati i 90 minutave.Do te jete perseri Marseja me Cisse ne minuten e 98' qe do te kaloje ne avantazh por vetem 4 minuta para perfundimit te shteses Le Tallec do te barazoje rezultatin ne 2:2. Keshtu dy skuadrat do tu drejtohen penalltive. Lorik cana i cili luajti per 120 minuta u zgjodh nga trajneri Emon per te goditur penallti, dhe mesfushori shqiptar e kreu kete detyre me sukses. Rezultati i penalltive ishte 4:5 ne disfavor te skuadres Marsejeze pasi, skuadra e Canes humbi 2 penallti. Per Marsejen ekzekutuan me sukses penalltite : Cana, Taiwo, Cissé, Nasri Pa sukses : Maoulida, Zubar

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›