E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani shkërmoq Shkumbinin. Tifozët e kuq incidente me presidentin Sula

- Incidente të tifozëve të Partizanit me presidentin e Shkumbinit, deputetin Dashamir Sula, teksa donatori kryesor i peqinasve u detyra të braktiste tribunën "VIP".
Partizani shkarkon gjithë inatin me Shkumbinin, që në dy vizitat e fundit në kryeqytet pësoi dy humbje të njëjta: 5-0, si me Dinamon (java 30) ashtu dhe me Partizanin (java 32). Dy humbje "argëtuese" për peqinasit, por që kjo e fundit më të kuqtë, ishte e treta sezonale, kur në tri takimet me Partizanin pësoi 9 gola pa shënuar asnjë. Klubi i kuq edhe pse gjatë javës protestoi për caktimin (nga shorti) të gjyqtarit Sokol Jareci, bëri vetëm një gjest injorimi të ndërkombëtarit kur nuk respektoi një procedurë të protokollit të ndeshjes (takimin me gjyqtarin). Goleada e "Demave të kuq" nisi me Progrin (6'), Muzakën (32'), Abilialiaj (55'), Gjylën (74', 11-m) dhe përfundoi me Karapicin në minutën e 80. Fitorja e Partizanit kishte vetëm vlera statistikore, por gjithesi të kuqtë janë sy e veshë të mërkurën kur në finalen e Kupës do të përballen Teuta dhe Besa. Në rast se Teuta fiton Kupën, Partizani do të luajë në Intertoto, në të kundërt të kuqtë do të mbeten pa Europë këtë sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›