Marshim homazhi ne Tirane

Marshimiu organizua nga koalicioni opozitar per te kujtuar e nderuar 3 qytetaret qe u vrane nje jave me pare po ne te njejtin vend gjate nje demonstrate antiqeveritare. Ne radhet e para te pjesemarresve ishin familjare dhe te aferm te viktimave si dhe drejtuesit kryesore te opozites. Gjate ketij aktiviteti qe u mbyll ne menyre paqesore qytetaret mbanin ne duar qirinj dhe lule. Forca te shumta te policise dhe te gardes se republikes u perqendruan rreth selise se qeverise.
Gjate gjithe marshimit qindra aktiviste te opozites ne menyre te dukshme ishin angazhuar per mbarevajtjen e gjithshkaje. Nje dite me pare policia e Tiranes kishte njoftuar se nuk kishte dhene lene leje per kete marshim duke e etiketuar si me rrezik per sigurine kombetare. Organizatoret per te evituar incidente apo shenja te dhunes nuk kishin planifikuar asnje fjalim apo mbajtje te parrullave dhe banderolave por gjithe levizja prej rreth 2 km do te behej ne menyre te heshtur dhe nen tingujt e muzikes funeber qe degjohej thuajse ne te gjithe bulevardin.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Me familjaret u bashkuan dhe udheheqesit kryesore te opozites
Te paret ishin familjaret dhe te afermit e viktimave dhe me pas me ta u bashkuan dhe udheheqesit kryesore te opozites. Pas nje parakalimi ne menyre te heshtur tek vendet ku u vrane tre viktimat pas vendosjes se luleve e kurorave e ndezjes se qirinjve pjesemarresit u larguan qetesisht. Megjithese policia kishte paralajmeruar se nuk mund ta siguronte marshimin forca te shumta te saj mes tyre dhe te pajisur me skafandara e pajisje mbrojtese qendruan ne disa rradhe rreth selise se qeverise.
Drejtori i te perditshmes se pavarur MAPO Henri ili tha per DW se e mendonte te tille marshimin homazh te opozites. Ai e vleresoi qellimin e zhvillimit te tijsi nje inerci e detyrushme e pozicioneve dhe aksionit opozitar sipas tij per ti dhene nje kuptim gjithe atyre levizjeve ne te shkuaren apo ato qe pritet te behen ne te ardhmen. Une mendoj se ne planin politik e diplomatik ka levizje dhe presione per ato qe po ndodhin aktualisht ne Shqiperi por qe jane ne dore kryesisht te mazhorances thote per DW analisti Henri ili.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Qytetaret mbanin ne duar qirinj dhe lule
Kjo e fundit ka dashur bere qe ne fund te vitit te kaluar dhe aq me teper tani. Ajo duhet te jape nje garanci per opoziten qe te riintegrohet ne sistem dhe per garantimin e zgjedhjeve te ardhshme dhe cdo zgjedhje te ardhshme ne Shqiperi. Nga ana tjeter duhet qe opozita me keto garanci te nje marreveshje te gjere duhet te prese garen lokale dhe me pas ato te pergjithshme. Pra keto dy te verteta -mbarimi normal i mandatit te zotit Berisha te fituar me 28 qershor 2009 nga ana tjeter garancite e opozites per riintegrim ne sistem dhe per ti dhene besim sistemit politik shqiptar- jane dy pikat e zgjidhjes se krizes.
Pervec forcave te rendit dhe ekipeve te shumta te gazetareve marshimi homazh i opozites u vezhgua nga afer dhe nga perfaqesues te trupit diplomatik dhe te institucioneve nderkombetare te akredituara ne Tirane.
Autor Arben Muka
Redaktoi Aida Cama