Roland Jahn eshte i ngarkuari i ri i qeverise gjermane me dokumentat e Shtazit

Per mua eshte kenaqesi personale qe kam mundesi te perjetoje kete thote Roland Jahn direkt pas zgjedhjes se tij. Gazetari nga Jena e Tyringenit eshte nje nga mijera viktimat e Shtaz-it. Faktin qe do te drejtoje tani zyren qe merret me dokumentat e ish sherbimit te sigurimit gjermano-lindor ai e vlereson si Sinjal i luftes kunder harreses dhe per vazhdimin e zbardhjes se dikaktures se RDGJ.
Ai e sheh veten ne radhe te pare si avokat te viktimave por mbeshtet po ashtu zbardhjen e diferencuar te te te gjitha biografive te RDGJ edhe te dorasve.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Roland Jahn nderohet me medaljen e Solidarnosc-it
Roland Jahn do te jete pas Joachim Gauck-ut dhe Marianne Birthler-it personi i trete dhe administrator mbase i fundit i trashegimise se Shtaz-it e cila perbehet nga 111 kilometra dosje me dokumenta te arkivuara gati 15 milione fotografi si dhe 34.000 dokumenta zanore dhe filmore. Deputetet e parlamentit gjerman e zgjodhen diten e premte 28 janar gazetarin 57 vjecar Roland Jahn me shumice votash.
Edhe fraksioni E majta ia dha pjeserisht votat megjithese ky fraksion ka raporte kritike dhe refuzuese ndaj Zyres se dokumentave te shtaz-it. Aversioni ka te beje kryesisht me faktin se zbulimi i veprimtarise se spiunimit te disa anetareve te partise e Majta qe vijne nga Gjemania lindore u be i mundur vetem sepse dokumentat u hapen pas renies se Murit te Berlinit.
Kunder heqjes se nenshtetesise
Shtazi ka patur nje dosje te madhe per Roland Jahn-in i cili do ta marre detyren ne muajin mars nga Marianne Birthler.
Te dy ata kane qene hale ne sy per Shtazi-n sepse luftonin ne RDGJ per te drejtat qytetare. Edhe drejtuesi i pare i kesaj zyre Joachim Gauk qe ka mbajtur postin nga 1990 deri me 2000 ka qene kritik i regjimit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Birthler Behrde drejtuesja aktuale e institucionit
Mallkimi i minstrise se Sigurimit te shtetit MfS shkurtimisht Shtazi e ka prekur shume rende Roland Jahn-in. Meqenese ai protestoi kunder heqjes se nenshtetesise kompozitorit Wolf Biermann ai u perjashtua me 1977 nga fakulteti ku studionte per shkencat ekonomike.
Kur ne vitin 1982 ai shprehu hapur simpatine per levizjen sindikaliste polake Solidarnosc u denua me 22 muaj burg per ofendimin e rendit publik. Fale protestave nderkombetare dhe lajmeve te dhena nga mediat gjermano- perendimore Jahn u la serish i lire. Se bashku me opozitaret e tjere ai u angazhua per mundesine e kryerjes se sherbimit ushtarak me aktivitete civile. Shtazi e humbi durimin dhe e deboi Jahn ne perendim. Nga Berlini perendimor ai vazhdoi luften e tij kunder sistemit te socializmit realist. Ne vitin 1987 Jahn i ndihmuar nga disidente hapi Radio Glasnost. Qe prej fillimit te viteve 90-te ai punon per emisionin politik Kontraste qe transmetohet ne televizionin publik ARD.
Shtazi e ndoqi Jahn edhe ne perendim
Shtazi i cili e ndoqi Jahn edhe ne perendim ka qene gjithnje teme ne punen e tij ne televizion. Ne punen e tij si shef i Zyres se dosjeve te Shtaz-it harku mbyllet. Kundershtari i pamposhtur i regjimit do te duhet te punoje per te eliminuar vendin e tij te punes mbylljen e zyres. Sepse deri ne 2019 duhet te jene plotesuar kushtet qe trashegimia e Shtaz-it te behet pjese e arkivit federal ne Koblenc. Kete plan ka perpiluar ne vitin 2008 qeveria federale.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Joachim Gauck ka qene drejtuesi i pare i Zyres qe merret me dokumentat e ish sherbimit te sigurimit gjermano-lindor
Qe ne periudhen e mbajtjes se drejtimit te zyres nga Marianne Birthler numri i punonjesve ra nga 3000 ne rreth 1800. Por edhe nese Jahn arrin te mbylle zyren zbardhja e te kaluares se ministrise se Brendshme ne Gjermanine lindore nuk perfundon sepse mundesia e shikimit te dosjeve do te qendroje gjithnje e hapur ne arkivin federal. Sigurisht qe Roland Jahn do te jete kunder cdo lloj perpjekjeje per te mbyllur dosjet pergjithnje. Sepse ai nuk ka luftuar nje diktature qe te perfundoje ne nje demokraci ne mbylljen e nje dosjeje te madhe qe quhet Shtazi.
Autor Marcel Frstenau/Cama Aida
Redaktoi Mimoza Cika-Kelmendi