E Diel, 1 Nëntor 2026

Marta Kos përgëzon Shqipërinë: Ka hapur të gjithë grupkapitujt në vetëm 13 muaj

Komisionerja Europiane për  Zgjerimin Marta Kos ka vlerësuar përpjekjet e qeverisë shqiptare për integrimin sa më të shpejtë në Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës së saj, përpara konferencës ndërqeveritare me Malin e Zi në Bruksel, komisionerja foli për progresin që disa prej vendve kandidate kanë bërë në vitin e fundit.

“Katërshja jonë e preferuar ka bërë hapa të mëdhenj dhe unë jam shumë e lumtur që vendet anëtare I njohin përpjekjet e tyre.  Shqipëria ka hapur të gjithëe grupkapitujt në vetëm 13 muaj. Kjo është një provë e fortë që lidershipi po bënë cdo gjë që është e mundur për procesine pranimit dhe sigurisht një provë e fortë që qeveria po bënë më të mirën për popullin e saj. Më shumë se 90% e shqiptarëve mbështesin procesin e zgjerimit”, u shpreh Marta Kos.

Vendi ynë aspiron mbylljen e të gjithë grup kapitujve deri në fund të vitit 2027 dhe anëtarësimin me të drjeta të plota në bllok brenda vitit 2030.

Sipas progresit të bërë Shqipëria pritet të jetë vendi i rradhës që do ti bashkohet bllokut pas Malit të Zi, i cili mbylli këtë të martë 5 grupkapitujt e rradhës.

Moldavia dhe Ukraina janë gjithashtu dy nga kandidatet aspirante për tju bashkuar unionit në vitet e ardhshme./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›