Shkurti: Shqipëria është nën kontrollin e bandave

Gazetari Armir Shkurti, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar situatën aktuale politike në Shqipëri dhe përplasjet me drejtësinë, pas aksioneve të kësaj të fundit.
Shkurti tha se sot Shqipëria është kapur nga bandat që kontrollojnë vendin.
“Ne nuk jemi te demokracia. Grupi i strukturuar kriminal është qeveria Rama me në krye Edi Ramën, pse? Sepse ky njeri, për të cilin e kam thënë para Sali Berishës, është pushtues. Ne këtu me gjak kemi fituar lirinë dhe demokracinë, këto neve na i ka marrë një bandë. Këto janë segmente. SPAK në AKSHI, SPAK në administratë, këto janë segmente, ne e kemi me të gjithë pushtetin”, u shpreh Shkurti.
Më tej, gazetari Shkurti tha se sot shqiptarët duhet të ishin të gjithë në shesh, pasi situata është mjaft e rëndë.