Martanesh, aksidentohen 2 minatorë
MARTANESH- Një tjetër aksident shënohet në minierat e vendit.
Dy minatorë janë plagosur në minierën e Martaneshit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur, Zona e Re.
Raportohet se njëri prej të plagosurve është në gjendje më të rënduar për jetën. Ende nuk ka të dhëna lidhur me mënyrën sesi ka ndodhur aksidenti në minierë.
Po ashtu identiteti i të plagosurve nuk bëhet i ditur.