Nishani, Leskajt: Bashkëpunoni me Prokurorinë

Nishani dhe Leskaj gjate takimit te sotem
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka çmuar reformat e ndërmarra dhe punën e bërë së fundmi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, si dhe ka inkurajuar kreun e saj, Bujar Leskaj për bashkëpunim më të ngushtë me Prokurorinë.
Gjatë një takimi që Nishani dhe Leskaj kanë patur sot, kreu i Shtetit i ka shprehur vlerësimin Leskajt, si drejtuesi i institucionit që luan rol kryesor në monitorimin dhe kontrollin e veprimtarisë financiare dhe ligjore të institucioneve të tjera.
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit i ka shprehur Presidentit angazhimin e institucionit të tij për një punë profesionale dhe transparente në kontrollin dhe zbulimin e të gjitha rasteve të shkeljes së ligjit dhe të koordinimit me të gjitha institucionet e tjera të zbatimit të ligjit.