E Diel, 1 Nëntor 2026

Martesat shqiptaro serbe, deshire apo nevoje? nga AJETE BEQIRAJ

Ne gjysmeshekullin e kaluar, martesat e shqiptareve me serbet kishin tejkaluar dallimet etnike dhe ishin bere pothuajse mode. Sot martesa te tilla jane te papranueshme, por serbet kerkojne nuse nga Shqiperia.
Rruga zik-zake e Bellopojes, rreth dy kilometra ne jug te Pejes, te con ne nje rrugice qe ndan dy shtepi te banuara me serbe, perballe se ciles shtrihet gjere e gjate fusha e mbjelle me kopshte e grure. Nje e lehur e pareshtur qeni nga shtepia fqinje, na percjell deri ne oborrin e nje shtepie te vogel ne te cilen na mirepret nje grua e re. Violeta 29 vjecare, shqiptare nga Shkodra qysh nje vit e gjysme eshte martuar me Spasojen, serb nga Bellopoja e Pejes. "Situata ishte shume e rende dhe nisur nga ajo cfare ka ndodhur, secili mund te pyes, a eshte e mundur nje martese e tille?. Mirepo, ja qe kjo eshte e mundur! Ne kemi gjetur njeri-tjetrin, dashurohemi, respektohemi dhe pajtohemi ne cdo gje. Ai eshte serb i Kosoves dhe une shqiptare e Shqiperise, por jemi si nje shpirt i vetem!", shprehet ajo.
"Ndershmeria, ciltersia, sinqeriteti, pedanteria dhe perkushtimi ndaj familjes, jane virtyte qe i vecojne vajzat shqiptare nga te tjerat", mendon Spasoje, i cili s'mund te deshiroje me teper lumturi per veten e tij. Dy televizore qe flasin ne shqip e serbisht, magnetofoni qe kendon muzike te perzier dhe komunikimi ne dy gjuhe, eshte atmosfera plot kontraste qe perben perditshmerine e ketij cifti shqiptaro-serb, te cilet presin femijen e pare, megjithese Violeta eshte katolike. "Pagezimi i femijes do te behet ne manastirin ortodoks, aty ku u be edhe martesa. Edhe femijen do ta pagezojme si ortodoks, natyrisht. Ndersa, emrin do ta gjejme diku ne mes", thote Spasoje.
"Ne gjysmeshekullin e kaluar shqiptaret dhe serbet kishin tejkaluar dallimet etnike. Martesat e shqiptareve me serbe, ishin pothuajse mode dhe martesa te tilla kishin lidhur personalitete te njohura te asaj kohe. Martesa interesi dhe rralle nga dashuria", thote Nysreti, 45 vjec nga Decani. "Ishin martesa politike, te kushtezuara e te porositura nga njerez te mencur, per t'ia kushtezuar poziten tjetrit. Ne e dime se politikanet me te njohur shqiptare, ishin te martuar me serbe", thote ai.
Mirepo, per kohen dhe rrethanat aktuale, martesa te tilla si e Violeta Bucajt nga Shkodra e Shqiperise dhe Spasoje Pavllovicit nga Bellopoja e Kosoves, jane te pazakonta. Por, ata jane te njezeshem sa iu perket zerave perreth. Dhe prandaj qarkullojne edhe zera. "Admirimi eshte i madh nga te gjithe dhe paragjykimet nacionaliste as qe me hyjne ne vesh. Une s´jam fajtor per cfare ka ndodhur dhe uroj te mos perseritet kurre me. Une isha dhe mbetem kosovar dhe as tri dite s´kam mundur te qendroj ne Serbi. E sa iu perket patrioteve te medhenj, do te zbehet edhe kjo nje dite...", thote Spasoje. Ai thote se nuk eshte mire te paragjykohet askush. Sipas tij, nje njeri qe te pelqen dhe te ben te lumtur, s´duhet pare ne eshte serb, shqiptar ose cfaredo tjeter. "Nje Zot kemi t´gjithe. Para tij t´gjithe jemi nje!", thekson shtetasi serb.
Ne Kosova ka shume shkodrane te martuara me serbe
Violeta thote se ka shume shkodrane te martuara me serbe nga Serbia. Arsyet kryesore jane, migrimi i djemve shqiptar dhe ikja e vajzave serbe nga zonat rurale. Prandaj, pare nga ky kendveshtrim veshtire te thuhet, nese martesa te tilla jane deshire apo me shume nevoje per keta njerez te deshiruar familjes me cfaredo cmimi...
"Prej Shkodre ka shume vajza te martuara me serbe te Kosoves dhe te Serbise. Djemte nuk jane ma si dikur. Ikin ne Itali, n´Angli e n´shtete tjera, te tane kan gra tjera per dokumente, e vijne e marrin tjetren ketu. Une kam nje shoqe qe eshte martu pas meje. Asht martu me dasem, ka shku atje dhe pas tre muajve i ka thane: "Shko n´Shqipni se je merzit per familje". Kur ka ardhe, i ka ba thane: "Rri atje se ketu e kam gruan me femije e shtatzene me femije tjeter". Cka m´duhet shqiptar me te tana ato probleme. Atehere ma mire me u martu me ckado tjeter vec te jete i mire", rrefen ajo.
Pergjigje e logjikshme per nje vajze te re. Mirepo, jo te gjithe mendojne keshtu ne Kosove. Nysreti, 45 vjec nga Decani, thote se mjafton te kthesh koken vetem dhjete vjet pas qe te bindesh se serbet per shqiptaret mbeten armiq te perbetuar: "A pak ka arsye a? A pak, a?! Arsyeja ma e fresket, 250 vet i gjetem dje a pardje n´varreza masive t´Serbise e tash me u martu fmija jem me serb...?!"-thote Nysreti duke rrahur tavolinen.
Pas luftes ne Kosove, ne Zyren e Sherbimit Civil te KK te Pejes nuk eshte regjistruar asnje martese e serbeve. Dy vajzat e Shqiperise te martuara me serb te Pejes, por edhe disa te tjera ne Mitrovice jane kurorezuar ne veri te Kosoves. Ndersa, per faktin se serbet rrallehere i raportojne kurorezimet apo shkurorezimet ne institucionet e Kosoves, Enti i Statistikave te Kosoves nuk posedon me te dhena te sakta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›