Interi fiton Champions, kampion Evrope pas 45 viteve
Interi ngjiten ne maje te Evropes, duke triumfuar ne finale te Champions, 2-0 ndaj Bajernit te Mynihut. U deshen plot 45 vjet qe tifozet e Interit t'i gezoheshin trofeut me te rendesishem ne Evrope, Champions. Ishte trofeu i trete ne historine e klubit te Interit, pas dy trofeve te para qe kjo skuader kishte fituar ne mes te viteve 60-te. Trajneri portugez Hoze Murinjo fitoi trofeun e dyte te Liges se Kampioneve, me dy ekipe te ndryshme, duke triumfuar edhe ndaj mesuesit te tij, Luis Van Gal. Ne Madrid festa e madhe e Interit, me rreth 50 mije tifoze te pranishem vazhdoi deri ne Milano, ku suksesi eshte festuar nga i tere qyteti. Nje feste e papershkrueshme dhe nje edicion i jashtezakonshem per zikalterit. Interi, edhe me Champions realizon triplete brenda nje edicioni, e para qe ka arritur nje skuader italiane gjate gjithe historise se futbollit italian. Nuk kishte arritur asnje ekip tjeter qe te fitonte titulli, kupen e Italise dhe kompeticionin me te rendesishem ne kontinent, "Champions". Ndaj Bajernit te Mynihut, ne nje finale elekstrizueze ne "Sentiago Bernabeu" u zhvillua nje ndeshje spektakolare. Dy gola te sulmuesit Diego Militos, ne secilen pjese i siguruan 320 minuta para se te mbyllej ndeshja suksesin zikalterve. Pjesa e pare nisi me e mire per ekipin gjerman. Bajerni krijoi disa raste, teksa zikalterit e Murinjos ishin vendosur ne mbrojtje. Nje perpjekje e Roben dhe nje rast i humbur i Myler nuk sollen asgje, ndersa pas nje tentative te Shnajder me goditje denimi, realizoi per ekipin e Interit 10 minuta para se te mbyllej pjesa e pare e ndeshjes sulmuesi kryesor i Interit, Diego Milito. Pas nje kombinimi te sakte me Shnajder, Milito u gjend i vetem perballe portierit Bat, dhe e dergoi topin ne rrjete. Bajerni tentoi te sulmonte, por pjesa e pare mbyllet me epersine e Interit. Ne pjesen e dyte eshte serish skuadra gjermane qe kerkon golin dhe krijon disa raste. Myler humbet nje tjeter rast per gol. Bajerni po dominonte pjesen e dyte dhe ishte ne kerkim te barazimit, por Diego Milito i jep goditjen e dyte dhe me te rende ekipin gjerman. Sulmuesi gjen serish te papergatitur mbrojtjen, deperton dhe realizon golin e dyte. Bajerni, me pas e sheh ta pamundur permbysjen e rezultatit, edhe pse trajneri holandez Luis van Gal u perpoq qe te ndryshonte dicka ne loje. Interi, pasi eliminoi ekipin e Celsit dhe te Barcelones ishte me e favorizuar ne kete ndeshje dhe ia doli qe te triumfonte edhe ndaj Bajernit te Mynihut, duke ngritur ne fund trofeun e "Champions".
Stadiumi: Santiago Bernabéu, 22 maj 2010, finalja e Champions
Inter- Bajerni i Mynihut 2-0
Shenues: Milito 35', 70'
Inter: Julio Cesar; Maikon, Lucio, Samuel, Kivu (Stankovic '68), J. Zaneti, Kambiaso, Pandev, Shndajder, Eto, Milito. Trajner: H. Murinjo
Bajerni: Bat, Lahm, Van Bujten, Demikelis, Badstuber; van Bomel, Shveinshtaiger; Roben, Altintop (Klose 63'); Myler, Olic.
Trajner: Luis van Gaal.
Gjyqtar: Hauard Veb (Angli)
Kartone te verdhe: De Mikelis, Kivu