E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martha Clements, stilistja e verbër

Pasi humbi shikimin, pritej që Martha Clements nga Wodbridge i Virginias të fillojë ta mendojë botën nga prizmi negativ. Por ajo nuk e zgjodhi këtë rrugë. Pesë vjet pasi u verbua, Clements filloi të punojë profesionin e ëndrrave të saj si stiliste.

“Këto flokë janë të gjata, o Zot”, thotë Clements derisa prek me dorë flokët e njërës prej klienteve. Clements pastaj mat flokët e klientes Kathy dhe i tregon se sa do t’i shkurtojë. “Mu këtu, këtu afër mjekrës”, thotë Martha.

Clements ka punuar si stiliste rreth 10 vjet para se të verbohej. Por, kur e shihni duke punuar, e harroni se ajo është e verbër. Clements në moshën 42 vjeçare u sëmur rëndë dhe humbi shikimin. Por kurrë nuk e humbi besimin për jetë më të mirë.

“I falem Zotit për çdo ditë të verbërisë sime, sepse jam gjallë. Kam mundur të vdes, por ja shpëtova. Unë jam e shëndetshme dhe kjo është më e rëndësishmja”, ka thënë ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›