Martin do të niset i pari në Valencia

Jorge Martin fitoi “pole position” në Grand Prix të Valencias, raundi i tetëmbëdhjetë dhe i fundit i sezonit MotoGP. Piloti i skuadrës Pramac, me kohën 1: 29.936, pushtoi pozicionin e parë në rrjetin e startit në cirkuitin Ricardo Tormo. Në rreshtin e parë, së bashku me të, do të jenë dy Ducati-t e Pecco Bagnaia dhe Jack Miller, të dy protagonistë të një aksidenti në minutat e fundit të Q2. Rreshti i dytë u hap nga Suzuki i Joan Mir, i ndjekur nga Johann Zarco dhe Alex Rins. I teti është kampioni i ri i botës Fabio Quartararo, ndërsa Valentino Rossi do të startojë i dhjeti në garën e fundit të karrierës së tij në Kampionatin Botëror.
NISJA
Rreshti i parë
1.Jorge Martin
- Francesco Bagnaia
- Jack Miller
Rreshti i dytë
- Joan Mir
- Johann Zarco
- Alex Rins
Rreshti i tretë
- Brad Binder
- Fabio Quartararo
- Takami Nakagami
Rreshti i katërt
- Valentino Rossi
- Franco Morbidelli
- Aleix Espargaro
Rreshti i pestë
- Andrea Dovizioso
- Maverick Vinales
- Iker Lecuona
Rreshti i gjashtë
- Danilo Petrucci
- Luca Marini
- Enea Bastianini
Rreshti i shtatë
- Alex Marquez
- Miguel Oliveira
- Pol Espargaro