E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme fitojnë terren në tregun kinez nëpërmjet CIIE-së

Për firmat e vogla, Ekspozita Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE) është jo vetëm një ekspozitë, por edhe një mundësi e mirë për zgjerimin e tregut, shkruan Radio e Jashtme e Kinës.

Firmat e vogla patën fitime të mëdha në CIIE që sapo përfundoi në Shangai. CIIE shërbeu jo vetëm për marrëveshjet e arritura nga kompanitë si “Honeywell” ose “Sinopharm”, por edhe u solli fitime prodhuesit turk të akullores MADO, kafesë “Blue Mountain” nga Xhamajka dhe qirinjve të kripës ngjyrë rozë të Himalajave nga Pakistani.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë marrë pjesë edhe në edicionet e mëhershme të CIIE-së, por këtë vit gjërat ishin disi ndryshe. Duke gjykuar nga turmat që mbushën kioskën e akulloreve së Ozcan Sezer-it, ishte e dukshme që “e vogla është në fakt e madhe”. Sezer, drejtori i bordit i kompanisë “Hayat”, e cila e prodhon akulloren MADO, dhe pjesëmarrës disa here në CIIE, tha se kjo ekspozitë ka ofruar një mundësi të mirë për kompaninë e tij.

Sezer tha se ëndrra e tij e tregtimit të akullores filloi në vitin 2017, pasi ishte marrë me një biznes restoranti në Yiwu për më shumë se tetë vjet.

“Në vitin 2017, vendosa të shes akulloren turke MADO në Kinë. MADO ka një histori prej mbi 300 vjetësh dhe është një markë mjaft e njohur në Turqi,” tregon Sezer.

Në fillim, produktet e MADO-s mund të gjendeshin vetëm në Guangzhou dhe Yiwu. Më vonë, kompania filloi biznesin në Shangai dhe do të përhapet shumë shpejt në tërë Kinën. “Do të kemi 60 degë në 5 vjetët e ardhëm,” tha Sezer.

Ky besim i tij vjen kryesisht nga suksesi i kompanisë në CIIE. Në debutimin e saj në vitin 2017, MADO siguroi mbi 200 klientë. Ajo gjithashtu ka nënshkruar marrëveshje me restorante turke dhe të huaja. Këtë vit MADO u ka dhënë ekskluzivitetin disa furnitorëve kinezë. Sezer tha se CIIE rriti besueshmërinë e kompanisë dhe reputacionin e saj si një markë e besueshme.

Me hapjen e mëtejshme të dyerve të Kinës për bizneset e të gjitha llojeve nga vendet e huaja, ekspozitat si CIIE janë “ilaçi” ideal për “plagët” e tregtisë globale. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›