Martini: Me Flamurtarin do fitojmë

wwww.albania-sport.com - Vllaznia humbi 2-0 me Kastriotin dhe humbi vendin e katërt ne Kategorine Superiore. Trajneri Edi Martini akuzoi treshen e gjyqtarëve me në krye Kridens Metën.
Por, gjithsesi, trajneri i tretë sezonal i Vllaznisë (pasoi Hasan Likën dhe Roland Luçin) beson ende te vendi i katërt, edhe pse përballja e radhës (java 30) i rezervon një Flamurtar ambicioz e që renditet dy vende më lart se shkodranët dhe një pikë më shumë se kuqeblutë.
Martini: “Do të jetë një takim i vështirë për ne. Flamurtari është një ekip i fortë dhe gjendja e mirë që po kalon në ndeshjet e fundit, na bën që ne të përqendrohemi në maksimum”.
Vllaznisë do t’i mungojnë katër lojtarë në përballjen me Flamurtarin: Ervis Kraja, Liridon Leci, Safet Osja dhe Enkel Alikaj. Rikthehet Dritan Smajli.
Dy takimet e para sezonale midis dy skuadrave patën këto përfundime: Flamurtari-Vllaznia 2-0 në Vlorë (faza e parë) dhe Vllaznia-Flamurtari 2-2 në Shkodër (faza e dytë).
Vllaznia është në kontrast të fortë midis reparteve dhe ka një bilanc negativ: 30 gola të shënuar dhe 35 të pësuar, duke pasur mbrojtjen e tretë më të dobët në kampionat, por dhe sulmin e katërt më të dobët në këto 29 javë.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 23 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili