Halili: Lojtarë të Tiranës, të lidhur me bastet

www.albania-sport.com - “Lojtarë të Tiranës, të lidhur me bastet”. Kjo është akuza e fortë e presidentit të 24-herë kampionëve, Refik Halili, në mbledhjen e kryesisë së klubit pas humbjes 1-2 me Laçin në “Qemal Stafa”.
Halili: “Janë disa lojtarë që i menaxhojnë kompanitë e basteve. Kam parë gabime foshnjarake nga lojtarët. Disa futbollistë nuk do t’i lejoja të vishnin fanellën e Tiranës”.
Bosi i bardhebluve vuri alarmin në lidhje me ekipet e moshave: “Nuk kemi lojtarë të perspektivës. Ky është një problem serioz”.
Tirana ndodhet në një krizë marrëdhëniesh midis shefit të klubit, Refik Dimraj, dhe presidentit të skuadrës, Refik Halili, që ka gjeneruar për mënyrën e administrimit të 210 mijë eurove që bardhebluve u takojnë nga pjesëmarrja në Europë.
Deri tani, Halili ka paguar 63 milionë lekë nga financat e veta për të shlyer rrogat e prapambetura të lojtarëve.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 23 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili