E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martohet 100 vjeç, kishte premtuar që më 1981

Po, do të martohem me ty, por kur të mbush 100 vjeç. Ishte ky premtimi që 30 vjet më parë Rose Pollard  i bëri të fejuarit të saj Forrest Lunsway. Atëherë ajo ishte 60 vjeçe, ndërsa ai 70. Por, të dy kanë arritur që të kapin shifrën 100 dhe për këtë arsye Rose është detyruar që të mbajë premtimin e saj për tu martuar. Me dasmën e tyre, ata janë bërë çifti më i vjetër në botë që shkon në altar. Rose e Forrest ishin njohur nga miq të përbashkët, pasi Rose kërkonte një njeri me të cilin të kërcente. Tashmë ata janë më shumë se partnerë vallëzimi, janë burrë e grua.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›