E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filma të rinj

Nga Express më 05 maj 2011 në ora 09:29

Fast Five

Edhe në këtë javë sjellim filmat më të suksesshëm të Hollywoodit. Befasia e kësaj jave është filmi “Fast Five”, një film që flet për Dominicun dhe skuadrën e tij, të cilët ballafaqohen me anën e keqe të ligjit, por nga ajo bëhen agjentë federalë duke ndihmuar shumë shtetin në zënien e kriminelëve. Një film me regji të Justin Lin dhe me aktorët:
Vin Diesel, Paul Walker dhe Dwayne Johnson. Besoni apo jo, filmi i fitoi 83.6 milionë dollarë.

Prom

Kur është pyetja për tinejxherët dhe rininë, atëherë kemi një film për ta dhe po ashtu të ri. Është filmi “Prom” me regji të Joe Nussbaum. Një film që flet për një grup tinejxherësh dhe përgatitjet e tyre për mbrëmjen e maturës të shkollës së mesme. E tërë kjo lojë interesante vjen në ekran me aktorët: Aimee Teegarden, Thomas McDonell dhe DeVaughn Nixon, etj. Maturantët nuk do zhgënjehen nëse e shohin.

Hoodwinked Too!

Kthehemi pak te filmat vizatimorë, pasi që kjo është periudha e këtyre filmave. Një kalorës i kuq ushtrohet në grupin e Motrave të Malit, kur ai dhe ujqërit thirren për të provuar aftësitë e tyre, papritur dhe në mënyrë misterioze zhduken Hansel dhe Gretel. Një film vizatimor me regji të Mike Disa dhe me Hayden Panettiere, Glenn Close dhe Patrick Warburton në rolet kryesore.

Soul Surfer

Një film që ju mbush optimizëm sepse kjo është edhe natyra e tij. E tëra fillon nga një vajzë tinejxhere e surfit, e cila gjen kurajë për t’u kthyer në oqean, edhe pse e humb njërën dorë nga një sulm i peshkaqenëve. Ju thashë! Është film plot optimizëm dhe vjen në ekran nga regjisori Sean McNamara dhe me AnnaSophia Robb, Dennis Quaid dhe Helen Hunt në rolet kryesore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›