E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo thirrje PS-se Ultimatumet politike vetem ne kohe lufte

Me e udhes do te ishte te shkonte nepermjet Gjykates Kushtetuese

Republikani Sabri Godo i ben thirrje opozites se majte qe te heqe dore nga ultimatumet pasi sipas tij ultimatumet ne politike mund te kene vend vetem ne kohe lufte. Ne kete menyre i kunderpergjigjet z. Godo kushtit 10-ditor te socialisteve per te derguar kutite ne Komisionin e Venecias drejtuar demokrateve dhe Kuvendit ne kembim te bashkepunimit te metejshem. Afati i zbardhur gjate replikave te Kryeministrit ne Parlament eshte krejt i panevojshem sipas Godos ashtu si debati se cili do te jete institucioni qe do te coje kete ceshtje ne strukturen e Komisionit Evropian. Nuk duhet ecur me ultimatume me afate qe skadojne nuk jemi ne gjendje lufte. Komisioni i Venecias eshte fare prane mund ti drejtohet dhe Kuvendi Presidenti kryeministri i vendit por jo nje parti politike. Ky nuk eshte nje problem se kush do ta coje ceshtjen ne Komisionin e Venecias. Me e udhes do te ishte te shkonte nepermjet Gjykates Kushtetuese. Megjithate ketu me teper behet fjale sesa kerkohet menyra e zgjidhjes - thote politikani Sabri Godo. Godo sheh me dyshim edhe protestat e paralajmeruara nga socialistet ne rast se negociatat deshtojne. Te japin kontributin e tyre per reformen zgjedhore. Kjo eshte me e ngutshme nga te gjitha. Protestat ne qofte se nisen per kutite e votimit kjo u konsumua nje here dhe nuk besoj se do terhiqte vemendjen e qytetareve te perseritej ajo per te njejten gje - tha ai. Socialistet kane bere te qarte se nuk do ta cojne vete ceshtjen e kutive ne Komisionin e Venecias por kerkojne qe te jete Kuvendi Kryeministri ose Presidenti institucioni qe do ti drejtohet kesaj strukture. Por si shefi i qeverise ashtu dhe Kryetarja e Kuvendit kane refuzuar nje kerkese te tille.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›