Martohet Edi Rama anulohen protestat e PS
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka vendosur ti jap fund beqarise fundjaven e ardhshme duke anuluar keshtu dhe protestat e opozites qe ishte planifikuar te nisnin kete muaj e te perfundonin me 30 tetor me mitingun e Tiranes. Vete lideri i opozites ka pohuar historine roze mes tij dhe Lindita Bashes Xhillari. Ne nje njoftim te zyres se shtypit te Partise Socialiste Edi Rama ka konfirmuar jo vetem thashethemet per nje histori dashurie te liderit te opozites por edhe dasmen qe pritet te mbahet shume shpejt. Deshiroj te konfirmoj vertetesine e lajmit te sotem per lidhjen time ne martese me Linden. Eshte nje moment i vecante ne jeten time qe deshiroj ta ndaj me te afermit dhe miqte ne fund te javes se ardhshme ka thene dje kreu i PS-se njeheresh dhe kryebashkiaku Rama. Per 46-vjecarin Edi Rama kjo eshte martesa e trete. Vec aktores Matilda Makoci me te cilen ka dhe nje djale Gregorin 19-vjecar Rama ka qene me pas i martuar dhe me Delina Ficon.
Detajet per ceremonine e dasmes me Linda Bashen mbahen te rezervuara nga selia roze kane dale dhe te dhenat e para per bashkeshorten e ardhshme te kryetarit. Mesohet se lidhja mes tyre ka nisur prej disa vitesh dhe prej disa muajsh cifti bashkejetonte. Nderkohe qe per shkak te pozites publike te Rames cdo gje eshte mbajtur e fshehte edhe per nje pjese te bashkepunetoreve politike te kryetarit. Por cila eshte gruaja qe do te martohet me nje prej njerezve me me pushtet ne vend Lindita Basha Xhillari eshte lindur ne Tirane ka kryer studimet ne Universitetin e Tiranes dhe mban titullin Doktore e Shkencave Ekonomike. Basha eshte drejtuese e bordit te Fondacionit Soros per Shoqerine e Hapur ne Shqiperi dhe ka nje aktivitet te pasur ne shoqerine civile dhe ne fushen akademike. Ne te dhenat e selise roze per bashkeshorten e ardhshme te kryetarit theksohet se Linda nuk ka pasur aktivitet politik dhe fusha e interesit te saj publik ka qene dhe mbetet shoqeria civile shqiptare ku ajo eshte angazhuar vijimesisht per mbrojtjen e te drejtave te njeriut vecanerisht te femijeve grave dhe minoriteteve. Martesa e pare e Edi Rames ka qene me aktoren e njohur Matilda Makoci ne vitin 1987. Martesa e pare e Rames zgjati rreth 4 vjet dhe fryt i saj eshte dhe djali 19-vjecar Gregori. Qe nga ndarja pas marteses se pare Rama ka pasur disa lidhje me personazhe te njohura te botes se artit. Nderkohe qe mungesa e nje bashkeshorteje zyrtare ka qene shpesh here dhe nje prej pikave ku kundershtaret politike e kane sulmuar.
Per Lindita Bashen kjo eshte martesa e saj e dyte. Nga martesa e pare me pedagogun e Shkencave Natyrore Thanas Xhillari Lindita Basha ka nje vajze Rean 20-vjecare e cila studion per Arkitekture.
Rama
Rreth 4 vite ka zgjatur martesa e pare e Edi Rames. Ai u martua ne vitin 1987 me aktoren e njohur Matilda Makoci. Ne vitin 1990 nga martesa e tyre erdhi ne jete dhe djali i Rames Grigori. Nderkohe qe nje vit me pas Rama shpall divorcin me aktoren e njohur. Nje tjeter martese e deshtuar per kreun e PS-se ka qene dhe ajo me Delina Ficon.
Basha
Bashkeshortja e ardhshme e kryetarit te PS-se Edi Rama eshte nje personazh i njohur ne aktivitet e shoqerise civile. Drejtuese e Bordit te Fondacionit Soros ne Shqiperi dhe pedagoge ne Universitetin e Tiranes dhe ate Evropian te Tiranes. Ashtu si Rama edhe Linda Basha ka qene e martuar me pare dhe ka nje vajze Rean.
DEKLARATA
Deshiroj te konfirmoj vertetesine e lajmit te sotem per lidhjen time ne martese me Linden. Eshte nje moment i vecante ne jeten time qe deshiroj ta ndaj me te afermit dhe miqte ne fund te javes se ardhshme ka thene dje kreu i PS-se njeheresh dhe kryebashkiaku Rama.
Ceremonia
Detajet e ceremonise se dasmes se kryetarit te PS-se mbahen sekret me fanatizem ne seline roze. E vetmja gje e konfirmuar nga vet kryesocialistit Rama eshte qe dasma do te zhvillohet fundjaven e ardhshme. Nderkohe qe me ceremonine listen e te ftuarave dhe vendin ku do te zhvillohet dasma po kujdesen njerezit me te afert te kryetarit. Sipas burimeve afer kryetarit te opozites ne fund te javes se ardhshme pritet te zhvillohet nje ceremoni e thjeshte ku do te jene te pranishem vetem te afermit dhe disa miq te ngushte te kryetarit te Partise Socialiste.
Batuta se ku do te kurorezohet Rama pasi eshte vete kryetar ashkie
Berisha uron Ramen nje jave para martese.
Jete te lumtur te trashegohet e lumturohet cifti
Trashegime dhe jete te lumtur. Nuk ngurroi asnje sekonde kryeministri Sali Berisha qe te uroje menjehere diten e djeshme kundershtarin e tij politik qe aq shume e kritikon per vendimin e tij per tu martuar fundjaven qe vjen. Jete te lumtur te trashegohet i uroj shendet lumturi dhe urimet me te mira qe mund ti urohen nje cifti shqiptar tha dje Berisha si per te qene keshtu i pari qe uron kryetarin e bashkise se Tiranes ndonese dasma nuk eshte zhvilluar ende por eshte ne prag. Madje pas ketyre urimeve kreu i qeverise cuditerisht nuk e akuzoi fare dje Ramen per asnje ceshtje ndonese nuk ngurron ta beje perdite duke theksuar se keto aspekte njerezore nuk i konfondon me problemet politike. Por pavaresisht kesaj kryeministri nuk ngurroi te beje edhe batuten e radhes ne prag te marteses se kryetarit te bashkise se kryeqytetit por edhe te Partise Socialiste Rama. I uroj gjithe te mirat ciftit te ri po kuroren ku do ta vendose pasi ai eshte kryetar bashkie Me siguri do te shkoje ne minibashki. Shume mire tha Berisha duke qeshur pas kesaj thenieje. Urimin publik kreu i qeverise e beri dje menjehere sapo u be publik edhe nga vete Rama lajmi se ai do te martohet javen qe vjen. Madje Berisha shprehu edhe gezim dhe tha fjalet me te mira per ciftin i cili do te kurorezohet me martese fundjaven e ardhshme. Pak minuta para se kreu i qeverise ta uronte Edi Rama nepermjet nje reagimi pohoi faktin se ai do te martohet ne nje ceremoni me te afert javen qe vjen.