E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillohen zgjedhjet e perseritura lokale per Kuvendin Komunal te Ulqinit

Ne Komunen e Ulqinit jane duke u mbajtur zgjedhjet e perseritura lokale per Kuvendin Komunal te Ulqinit. Ne oren 8 te mengjesit ne rajonin e Ulqinit jane hapur 35 vendvotime ku te drejten e votes e kane mbi 18 mije votues. Sipas Komisionit Zgjedhor Komunal zgjedhjet jane duke u zhvilluar ne menyre te qete dhe pa ndonje parregullsi te theksuar nderkohe qe ne zgjedhje kane dale mbi 60 e votuesve.

Ne zgjedhjet e perseritura lokale garojne 9 subjekte politike kurse partite pretenduese per te fituar shumicen parlamentare jane Forca e Re Demokratike Unioni Demokratik i Shqiptareve ne bashkerenditje me Partine e Prosperitetit Demokratik dhe Partia Demokratike e Socialisteve.

Ne zgjedhjet e 23 majit te ketij viti asnjera nga partite politike nuk arriti te fitoje shumicen per formimin e shumices ne Kuvendin e Ulqinit i cili numeron 33 vende. Kjo ishte edhe arsyeja e shpalljes se zgjedhjeve te perseritura nga presidenti i Malit te Zi Filip Vujanovic.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›