E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martohet kengetari Ligabue

Luciano Ligabue është martuar në fshehtësi të plotë të shtunën në mbrëmje me ish-fizioterapisten e tij, Barbara Pozzo.

Këngëtari i famshëm italian ka organizuar darkën në vendlindjen e tij, Correggio të Reggio Emilia, në prani të 50 personave. Ligabue, i cili ka publikuar ditët e fundit këngën e tij më të re “Il sale della terra” dhe që në muajin nëntor do të nxjerrë albumin e ri, ka mbajtur gjithçka sekret. Në ceremoni çifti është paraqitur me veshje “casual” për të mos rënë në sy dhe dëshmitarë kanë qenë vetëm motra e nuses dhe vëllai i këngëtarit. Ndërsa festa në darkë ka pasur të pranishëm vetëm familjarët e çiftit dhe muzikantët e bandës së Ligabues. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›