Martohet vajza e çiftit Klinton, Çelsi

Chelsea Clinton, ish vajza e pare dhe financieri Marc Mezvinsky, jane kurorezuar ne martese ne Rhinebeck, ne New York, kane bere te ditur keshtu me ane te nje komunikate ish presidenti amerikan Bill Clinton dhe sekretarja amerikane e shtetit Hilari Clinton.
“Kemi ndjekur me shume krenari dhe emocion ceremonine e perkryer te Celsit dhe Mark ne Astor Counts, se bashku me familjen dhe miqte me te ngushte", shkruhej ne komunikaten e familjes Clinton. Gjithcka eshte zhvilluar sipas programit ne nje ceremoni endrash. Astor Court Estate, e ndertuar ne fillim te shekullit te 20-te, ndodhet ne nje lendine te madhe rrethuar me peme dhe shtrihet ne brigjet e lumit Hudson rreth 150 kilometra ne veri te New Yorkut. Mirepo ajo qe eshte vene re ka qene pikerisht mungesa e presidentit Barak Obama, i cili mesa duket nuk ka qene i ftuar nga paraardhesi i tij.
Ceremonia e shoqeruar nga nje feste gjigante e cila kap shifren e 3 deri ne 5 milion dollaresh dhe me shume se 4500 te ftuarish eshte cilesuar nga amerikanet si martesa e vitit. Disa komentatore madje e kane cilesuar ate si martesen e shekullit duke harruar se presidenti Obama ka dy vajza Sasha dhe Malia, te cilat heret a vone do te martohen.
Adela Zeza