E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tubim në vendlindjen e Haradinajt, kërkohet lirimi

Në vendlindjen e tij, në Gllogjan të Decanit sot mbahet një tubim soladarizimi me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. “Na duhesh me shume se kurrë!”, është moto e këtij tubimi, që sipas AAK-së është thirrur nga qytetarët e Kosovës. “Qytetarët e Republikës së Kosovës kanë marrë inciativën dhe organizojnë tubim solidarizimi me z. Ramush Haradinaj, me qëllim të lirimit sa më të shpejtë të tij. Haradinaj ka dëshmuar konstruktivitetin dhe rolin e tij kyç në zhvillimin e proceseve ne Kosovë”, thuhet në një njoftim për shtyp të Këshillit Organizativ, ku iu bëhet thirrje të gjithë qytetarëve të solidarizohen me Ramush Haradinaj dhe familjen e tij.

Tubimi mori nisme në orën 12.00 te kullat e Familjes Haradinaj. Dy vjet pas shpalljes i pafajshëm, Haradinaj u detyrua sërish të kthehet në dhomen e paraburgimit në Gjykatën e Hagës, pasi Dhoma e Apelit e kësaj gjykata vendosi rigjykim të pjesshëm për rastin Haradinaj. Vendimi i Dhomës së Apelit u prit me befasi të madhe në partinë e tij dhe tek institucionet e Kosovës, të cilat shprehen besimin e tyre në pafajësinë e Haradinajt dhe pastërtinë e luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovsë, ku Haradinaj ishte njëri nga komandantët në zë të saj.

Bul Salihu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›