E Diel, 1 Nëntor 2026

Mary Lu Zahalan Kennedy, personi i parë në botë i diplomuar në “Bitëllsologji”

Mary Lu Zahalan Kennedy

Liverpul, 16 Mars NOA- Një ish-Mis kanadeze është personi i parë në botë që sapo ka mbaruar studimet master në Universitetin e Liverpulit për Bitëllsologji”.

Në kursin “The Beatles” ishin regjistruar 12 studentë me kohë të plotë të cilët u mundën nga konkurrentja  Mary, aktore, këngëtare dhe finaliste e Mis Kanadasë.

Mike Brocken, themelues dhe udhëheqës i masterit “Beatles”

Bitëllsat

thotë: “Ky është i vetmi program pasuniversitar në botë në llojin e vet”. Kursi ka zhvilluar çështje të ndryshme, si : analiza e metodës së kompozimit të “Beatles”, por gjithashtu janë analizuar dhe aspektet sociologjike (Liverpuli ka ndihmuar në modelimin e  muzikës së kuartetit).

“Unë jam krenare për arritjet e mia. Ishte një kurs sfidues dhe i këndshëm ku shfaqej një pasqyrë e madhe e ndikimit që Bitëllsat kanë pasur dhe kanë në të gjitha aspektet e jetës”.

Ajo pritet të kthehet me burrin dhe dy vajzat e saj në Kanada ku do të vazhdojë sërish studimet në lidhje me muzikën.

a.e/NOA

Lajme të ngjashmeTurqia jep 54 bursa për studentët shqiptarëVendimi: Të rinjtë shqiptar lëvizin lehtësisht për në Francë, zbardhen kategoritë e përfituesveIdeja risi: Ballkani të shndërrohet në KomonuelthOSBE, plan mbështetje për drejtësinëOSCE Presence in Albania launches discussions on new Masters degree to improve social services in justice system Lidhje: bitellsat, Kanada, master

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›