Mas Njohja e Kosoveskusht per Serbine
Ambasadori gjerman ne Beograd Volfram Mas ka deklaruar se njohja e Kosoves nuk eshte nje nga kushtet per pranimin e Serbise ne Bashkimin Evropian por eshte kusht per bashkepunimin e mire fqinjesor ne rajon.
Duhet thene hapur se bashkepunimi i mire fqinjesor paraqet nje nga elementet e rendesishme te parapara me kriteret e Kopenhages te cilat duhet permbushur te gjitha shtetit qe synojne te jene pjese e familjes evropiane ka thene ambasadori gjerman per shtypin e sotem serb cituar nga Qendra per Informim e Kosoves.
Ai ka shtuar se nuk mund te perkrahe qe dialogu mes Beogradit dhe Prishtines te shtyhesh sepse ne Kosove ka nje sere ceshtjesh te pazgjidhura qe rendojne mbi jeten e qytetareve.