Masa bën tifo për Barikelon
“Shpresoj të rikthehem sa më shpejt, edhe pse e di që koha ideale është në fillim të sezonit tjetër. Ëndrra ime është të pilotoj që në garën e ardhshme në Abu Dabi, por e di që mundësitë janë fare të vogla”, është shprehur Masa.
Sidoqoftë, Felipe do të jetë protagonist në garën e Brazilit, ku do të valëvitë flamurin me kuadrata të bardhë e të zinj: “Është e vërtetë, e konfirmoj që kështu do të jetë. Do të jetë një nder i madh për mua”.
Braziliani shtoi më tej se gjatë dy ditëve ka provuar në simulatorin e Modenas dhe sot do të shkojë në Paris për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore të FIA-s. Të hëhën, ai do të ulet në timonin e një F2007 dhe Masa ka besim se gjithçka do të shkojë me sukses.