Normalizohen marrëdhëniet Turq-Armeni
Protokolli që parashikon normalizimin e marrëdhënieve pritet të firmoset nesër në qytetin zviceran të Zyrihut.
Mësohet se në ceremoninë e nënshkrimit do të marrë pjesë edhe Sekretaria Amerikane e Shtetit, Hilari Klinton.
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu lidhur me protokollin që është përballur me disa kritika si në Turqi ashtu dhe në Armeni, theksoi se "ne, si njerëz që e ndjekim këtë proces nuk kemi asnjë ngurrim dhe shqetësim".
"Mos ua vini veshin zërave që vijnë nga diaspora dhe vende të ndryshme", u shpreh Davutollu.
Ndërkaq, Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Armenisë mori një vendim për zhvillimin e marrëdhënieve me Turqinë.
Deklarata në drejtim të mbështetjes së protokollit kanë ardhur edhe nga Amerika me Rusinë.
Me protokollin që do të firmoset do të njihen kufijtë aktualë mes dy vendeve. Kjo nënkupton që Erevani heq dorë nga pretendimet për "Armeninë e Madhe".