E Diel, 1 Nëntor 2026

Masa ndaj infermiereve qe nuk kryejne detyren

Per cdo pacient te shtruar do te kete nje infermier i cili duhet te permbushe te gjitha detyrimet.

Kjo eshte masa e fundit e ndermarre per te rritur cilesine e kujdesit infermieristik ne spitale duke marre shkas edhe nga problematikat e hasura. Shqiperia e ka kaluar fazen emergjente dhe sherbimi shendetesor vecanerisht spitalor nuk mund te funksionoje me me ndihmesinfermiere te cilet nuk deshmojne vullnet per tu arsimuar apo me nje infermir qe nuk di te komunikoje me publikun nuk zbaton kodin etik dhe deontologjik apo qe nuk njeh organizimin apo shoqaten e tij qe eshte Urdhri i Inferimierit theksoi dje drejtori i Politikave dhe Planifikimit Shendetesor ne Ministrine e Shendetesise Pellumb Pipero.

Nga ana e tij Presidenti i Urdhrit te Infermierit te Shqiperise Sabri Skenderi beri me dije se shkeljet e konstatuara perbejne shkelje te renda te Kodit Etik-Deontologjik i cili parashikon denimet perkatese qe fillojne nga gjoba ulja ne detyre e deri ne heqjen e te drejtes se ushtrimit te profesionit.

Per te gjitha keto ai informoi se ministri i Shendetesise ka nxjerre Urdhrat perkates per zbatimin me korrektese te ligjit per UISH si dhe Urdherin per ngritjen e Task Forces per kujdesjet infermierore e cila do te organizoje inspektimet e domosdoshme ne te gjitha institucionet publike dhe private dhe do te paraqese raportet per vleresimin e situates me te gjitha masat e marra per permiresimin sa me shpejt te situates.

2010-10-19 0746

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›