E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masa per lehtesimin e trafikut te Dogana

Bashkia e Tiranës do të nisë punimet për sistemimin e trafikut në rrethrrotullimin te dogana në Tiranë duke shtuar korsitë në kthimin djathtas. Nderkohe ne planet e bashkise se Tiranes eshte ndertimi i nje kryqezimi ne disnivel  ne vend te rrethrrotullimit.

Sipas zonjës Nerejda Hoxha, drejtore e Transportit në Bashki, nderhyrja konsiston ne shtimine korsive me gjerësi 5 meter, si dhe pajisjen e trotuareve me kangjella per sigurine e kalimtareve.Rrethrrotullimi i ndertuar ne kete zone ishte objekt i një diskutimi te ashper politik qe ne vitin 2005 kur bashkia e Tiranes nisi te ndertonte mbikalimin tek Zogu i Zi.

Por me vendim te Krrtrsh te asja kohe mbikalimi u prish per t'u ndertuar ky rrethrrotullim, i cili do te prishte serish per t'ia lene vendin sipas Hoxhes nje kryqezimi me disnivel,qe do te jete mbi ose nenkalim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›