Masa, rrëfim “shok”: Rrezikoja t’i hyja rrugës së drogës
“Pa sportin, rrezikoja të futesha në “tunelin” e drogës. Kisha miq që përdornin drogë, por fakti që unë kisha një objektiv në jetë, siç ishte sporti, ishte i rëndësishëm dhe më bëri që droga të mos ishte e rëndësishme për mua. Kurrë nuk kam përdorur gjëra të tilla”, tha Masa.
Pastaj, ferraristi foli edhe për ndryshimet në jetën e tij fmiliare (së fundi është bërë baba): “Është një ndryshim shumë i madh në jetën time. Nuk do të jem më thjesht një pilot, por një baba që duhet të kujdeset jo vetëm për jetën e vet, por sidomos për atë të djalit”.
Në fund, piloti brazilian i “Kokëkuqes” flet edhe për skuderinë dhe shokun e ri, Alonson. “Fernando është një pilot i madh, një nga më të mirët në Formula 1. Ata që vijnë te Ferrari janë gjithnjë më të fortët, sepse kjo skuadër është vetë e fortë dhe kërkon më të mirët. Së bashku me Alonson shpresoj të arrijmë rezultate të mira, përfundoi Felipe Masa”.