PD: Konsulli në Paksitan u emërua nga Islami
“Sot në mediat e kontrolluara prej tij, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama mashtron shqiptarët me shpifjen e fundit ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike dhe Kryeministrit, zotit Sali Berisha sipas së cilës zoti Zafar Ansar është emëruar nga Kryeministri Berisha si Konsull i Përgjithshëm i Pakistanit për shkak të interesave të tij familjare”, tha zëdhënsja Erla Mëhilli.
Zëdhënësja e PD-së sqaron se sipas dokumenteve autentike që disponon Ministria e Jashtme e Shqipërisë, Zafar Ansar është emëruar në Detyrë si Konsull i Përgjithshëm i Pakistanit më datë 15 dhjetor të vitit 2004, nga Ministri i Jashtëm i qeverisë socialiste, Kastriot Islami.