Masa të jashtëzakonshme në Stasburg
Strasburg - Strasburgu po mbyll shkollat, ka dërguar më shumë se 15 000 trupa dhe policë, e madje ka vulosur hermetikisht edhe kapakët e pusetave të kanaleve të ujërave të zeza, ndërsa qyteti përgatitet të presë samitin e 60-vjetorit të NATO-s.
Siguria intensive, që kushton më shumë se 110 milionë euro, ka si qëllim të mbrojë liderët, përfshi presidentin amerikan, Barak Obama dhe të kontrollojë rreth 20 000-50 000 aktivistët e paqes, që priten të organizojnë protesta.
Si protestuesit edhe politikanët do të kenë një agjendë të ngjeshur, ndërsa do të kalojnë sa nga Strasburgu në qytetet gjermane bashkëorganizatore të samitit, Baden dhe Kehl, gjatë samitit.
Por banorët lokalë priten të protestojnë në të dy anët e lumit Rin gjatë samitit më 3 dhe 4 prill, ndërsa Franca ka rivendosur kontrollet përgjatë kufirit gjerman dhe ka mbyllur disa rrugë, dhe aktivistët e krahut të majtë priten të përpiqen të bllokojnë trafikun.
Me autoritetet që janë shqetësuar lidhur me rrezikun e protestave studentore, policia ka evakuuar Universitetin e Strasburgut dhe e ka mbyllur për një javë.
Studentët që protestonin kundër politikave qeveritare të arsimit kishin pushtuar ndërtesën, ndërsa autoritetet universitare dyshonin se demonstrues anti-NATO do të bashkoheshin me ta.
Organizatorët e grupit pacifist "Kundër-samiti i NATO-s", që po ngrenë një tendë të madhe për të pritur me mijëra aktivistë, janë zemëruar nga ndalimi i demonstrimeve në qendër të qytetit.
Demonstrata e tyre kryesore e programuar për të shtunën, është vendosur jashtë qendrës.