Dhuna ne Shkup, Maqedonia drejt Mesjetes

“Protestat e djeshme na perkujtojne periudhen e mesjestes me ndertimin e kishave dhe venien e kryqeve politike. Perfundimisht shteti i Maqedonise po cenon rregullimin laik te ketij shteti”, thote nje qytetar.
“Sa e keqe eshte dhuna qe askush nuk e mbeshtet, aq me e keqe eshte edhe satanimi i cdo gjeje qe eshte shqiptare ne Maqedoni”, thote nje tjeter banor i Shkupit.
Ne incident pati disa persona te lenduar, kurse policia parandaloi qe dhuna te pershkallezohej. Per opoziten maqedonase, ngjarja ne qendren e Shkupit ishte fashiste.
Prapa ketyre ngjarje per partine LSDM, qendron kryeministri Nikola Gruevski dhe ministrja e Brendshme, Gordan Enkullovska.
Por kryeministri hodhi posht akuzat duke thene se manifestimet jane te iniciuara nga opozita.
Ndertimi i kishes ortodokse ne qender te Shkupit ka qene nje iniciative e kryeministrit Gruevski dhe eshte parashikuar te ndertohet mbi themelet e shtepise se Nene Terezes.