Masa te larta sigurie per finalen e futbollit amerikan Super Bowl

Zyrtaret e sigurise thone se per shkak te numrit te madh te njerezve qe pritet te marrin pjese loja finale e kampionatit te futbollit amerikan qe mbahet sot ne mbremje perben nje objektiv te mundshem per terroristet. Operacioni i sigurise qe po zbatohet per mbrojtjen e mjediseve ku do te zhvillohet ndeshja e Super Bowl-it cilesohet si operacioni i sigurise me teknologjine me te perparuar ne Shtetet e Bashkuara. Agjencia e Doganave dhe e Mbrojtjes se Kufijve te Shteteve te Bashkuara po luan nje rol te rendesishem per ruajtjen e sigurise si nga toka ashtu edhe nga ajri.
Nje shesh parkimi kryesisht jashte syve te publikut ishte fusha e lojes per skuadren qe mbron tifozet e futbollit gjate ndeshjes finale.
Agjente si Brian Bell i Agjencise se Doganave dhe Mbrojtjes se Kufijve te Shteteve te Bashkuara perdoren mjete skanimi per te kontrolluar te gjitha ngarkesat e derguara drejt stadiumit Lucas Oil ne Indianapolis ku do te zhvillohet ndeshja finale Super Bowl midis skuadrave New England Patriots dhe New York Giants.
Deri tani kemi kryer mesatarisht pak me shume se 200 inspektime ne dite.
Dhe behet fjale per shume kohe para fillimit te lojes.
Zoti Bell thote se operacionet e sigurise per ndeshjen e Super Bowl-it krahasohen me mbrojtjen qe i ofrohet presidentit te Shteteve te Bashkuara.
Niveli i sigurise ketu eshte i barabarte me ate qe do te kishim ne inagurimin e presidentit ose ne aktivitete te tjera te vecanta kombetare.
Masat e sigurise ne Indianapolis viheshin re si ne toke ...ashtu dhe ne hapesiren ajerore rrethuese.
Prej ketu mund te shohim mjaft te mire. Ky eshte avantazhi i perdorimit te helikoptereve.
Piloti Dan Housting po i Agjencise se Doganave dhe Mbrojtjes se Kufijve vezhgonte nga ajri njerezit e grumbulluar ne Indianapolis.
Duke perdorur nje kamera te vendosur nen helikopter agjentet jane ne gjendje te identifikojne probleme dhe rreziqe te mundshme.
Por kamera eshte e lidhur edhe me qendrat ne toke. Pra edhe agjentet ne toke apo ne qendrat e medha te komandes mund te shohin se cfare shohim ne.
Drejtori i fluturimeve i agjencise se doganave dhe kufijve Eric Rembold thote se nje tjeter rol i rendesishem i agjenteve te tij ne ajer eshte ndalimi i mjeteve fluturuese qe mund te perbejne rrezik.
11 Shtatori na tregoi se nje rrezik nga ajri eshte krejtesisht i mundur. Ne ditet e sotme fatkeqesisht duhet te jemi gati per cdo gje. Kjo eshte arsyeja pse ne po e rrisim sigurine nga ajri.
Skuadra e sigurise ka planifikuar ndalim te qarkullimit ajeror mbi Indianapolis dy ore perpara ndeshjes.
Ai eshte momenti kur zona do te jete nje hapesire ku ndalohet kategorikisht fluturimi. Kufizimi i perkohshem i fluturimeve do te filloje dy ore perpara Super Bowl-it do te vazhdoje gjate gjithe kohes se lojes si dhe nje ore pas perfundimit te saj pra behet fjale per rreth 7 ore.
Finalja e futbollit amerikan Super Bowl eshte nje nga aktivitetet me te medha te sportit ne Shtetet e Bashkuara duke terhequr me shume se 300 mije njerez ne kryeqytetin e Indianes.
Nje dite e qete do te perbente nivelin me te larte te suksesit per agjentet qe mbrojne ata tifoze.