E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, vazhdojnë protestat kundër udhëheqjes ushtarake

Kanë vazhduar në Kajro protestat kundër udhëheqjes ushtarake në Egjipt. Televizioni shtetëror ka raportuar se  protestuesit i kanë vënë zjarrin ndërtesës së Autoritetit tatimor.

Dhuna e fundit u përhap pas trazirave në ndeshjen e futbollit në Port Said, ku u vranë 74 persona. Protestuesit kanë akuzuar forcat e sigurisë se kanë dështuar në ndaljen e gjakderdhjes ndërsa në katër ditët e fundit, në Kajro kanë humbur jetën të paktën 12 persona.

Kjo ishte njëra nga javët më të përgjakshme në Egjipt, prej përmbysjes së Hosni Mubarakut nga posti i presidentit, para një viti.

Aktualisht Egjipti udhëhiqet nga një Këshill Ushtarak.

Në përpjekje për ndaljen e dhunës, një grup i ligjvënësve dhe personalitete të tjera publike, thanë se janë takuar me zyrtarët e ministrisë së brendshme të Egjiptit, për negociata për paqe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›