E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masa të rrepta për tregtimin e mishit

 Kreu i AKU-së, Genc Juka, thotë  se referuar një urdhri të Ministrisë së Bujqësisë, që ka hyrë në fuqi më 1 Qershor 2012, bizneset importuese duhet që brenda 72 orëve të bëjnë therjen e kafshëve në thertore të licencuara, në të kundërt do t’u pezullohet licenca.

Sipas Jukës, këto kontrolle synojnë të garantojnë cilësinë e produktit të importuar nga vendet e BE-së.   Para këtij urdhri, nga kontrollet e kryera nga AKU, janë vërejtur mjaft raste flagrante shkeljesh nga ana e importuesve, të cilët janë penalizuar. Therja e viçave dhe qengjave për mish në ambiente të papërshtatshme është rrezik që kanos kryeqytetin për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme. Sipas specialisteve veterinarë, në disa raste, shumë prej kafshëve theren pa respektuar asnjë kriter, si vizitën tek veterineri apo lënien pa ushqim 24 orë para therjes së kafshës, etj. 

Ndërkohë që problem tjetër mbetet tregu i gjësë së gjallë në segmentin Tiranë -Kamëz, ku buzë rrugës nacionale janë 7 pika që vijojnë të tregtojnë mishin pa respektuar asnjë standard dhe larg kushteve higjieno-sanitare. Inspektoratet e linjës për 7 prej tyre kanë bërë mbylljen përfundimtare, për 7 të tjera vendim me gjobë, thanë burimet zyrtare. /Start/

                                                                                             2012-08-07 10:04
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›